Alina Kabaeva, ishte gjimnastja kampione olimpike e quajtur “Gruaja më fleksibël e Rusisë” e cila u bë e famshme me një xhirim nudo për një revistë për meshkuj.
Më vonë, ajo u lidh me Presidentin rus Vladimir Putin për 12 vjet dhe dyshohet se lindi binjakë. The Sun dhe mediat e tjera ndërkombëtare kanë filluar të shkruajnë për zhdukjen e Alina-s. Historia e saj dhe e Presidentit ndiqet në gjithë botën, përveç nga mediat zyrtare të Rusisë.
Alina, 37-vjeçare nuk është parë më në publik që kur dolën thashethemet se ajo ishte dymuajshe shtatzënë me dy djem. Më vonë është përfolur se ajo ka lindur në një klinikë në Moskë prillin e kaluar, por zyrtarisht është mohuar një gjë e tillë. Ndërsa sipas raporteve jo zyrtare është thënë se Alina ka 4 ose 5 fëmijë nga Putini.
E pyetur rreth lidhjes së saj me Presidentin, ajo asnjëherë nuk e kishte provuar se nuk ekziston një gjë e tillë, por thjeshtë ishte shprehur me fjalët se “ka një jetë private dhe kërkon të respektohet”.
Pyetja shtrohet se nëse Alina ka një familje më Putin, atëherë, ku është “zonja e parë e Kremlinit”?
Disa thonë se ajo është në Itali duke rritur fëmijët e saj. Të tjerë thonë që Putin e ka lënë për një grua tjetër të moshuar. Në një vend ku armiqtë e Presidentit shpesh zhduken pa gjurmë, duhet të ekzistojë mundësia që të ketë edhe shpjegime të tjera.
Por një gjë është e sigurt, Alina nuk është zhdukur sepse nuk e duron dot vëmendjen. Ajo bëri emrin e saj në Olimpiadën e Sidneit në vitin 2000 dhe më pastaj e bë e famshme me një xhirim nudo në vitin 2004, e veshur me pak rroba, fotografi i saj Mikhail Korolov ishte shprehur me fjalët “As që kisha nevojë ta bindja. Ajo sillej shumë natyrshëm. Ajo është plot seks ”.
Në këtë kohë Alinës ju hoqën 6 medaljet e saj nga kampionati botëror ku u akuzua për doping dhe ndodhi takimi i saj i parë më Putinin. Presidenti asokohe ishte i martuar, kurse ajo ishte në lidhje me një oficer policie.
Deri më tani edhe shoqja e saj Lyasan Utiasheva, drejtuese televizive me 4.9 milion ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ish-shoqen e saj Alina.
“Është shumë e vështirë të qëndrosh në kontakt”, tha ajo. “Por duhet të respektojmë pozicionin e çdo personi, kështu që thjeshtë e pranojmë, duam, por nuk gërmojmë në të.”
Në ndërkohë, miqtë e Alinës dhe e gjithë Rusia, janë duke pritur se kur dhe a do të shfaqet ajo përsëri.