Ministria e Brendshme ka urdhëruar dëbimin nga vendi ynë të shtetasit iranian Ehsan Bidi.
Bidi mbërriti në vendin tonë si një pjesë e një kontigjenti prej 2000 muxhahedinësh. Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i Inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013.
Në fillim të muajit gusht për të ishte vendosur largim vullnetar, por tashmë ai është shpallur non grata.
Disa muaj më parë, autoritetet shqiptare vendosën të dëbojnë shtetasin iranian Dabiel Kassraee, 29-vjeç, pasi dyshohet se kishte mundur të ndërfutej nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.
Kassraee punonte si video-editor në Shqipëri dhe sipas hetimeve mbante në vëzhgim kampin e azilantëve nga Irani që ndodhet në Manëz të Durrësit.