Kryesore Lombardia në shtetrrethim: Ndalohen lëvizjet pas orës 23:00

Lombardia në shtetrrethim: Ndalohen lëvizjet pas orës 23:00

Qeveria e Italisë pranon kërkesën e Lombardisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në rajonit goditur më rëndë nga pandemia.

Rajoni i Lombardisë i propozoi qeverisë të ndalohen nga 22 tetori aktivitetet ekonomike jo thelbësore dhe lëvizjet e njerëzve nga ora 23:00- deri në 05:00 të mëngjesit, duke shtuar se do t’u kërkohet gjithashtu të mbyllin të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare të shtunën dhe të dielën.

Ky është propozimi që, unanimisht, kryetarët e bashkive të të gjitha bashkive kryeqytetase të Lombardisë, presidenti i Anci, Mauro Guerra, liderët e grupeve të mazhorancës dhe opozitës dhe guvernatori Attilio Fontana, duke marrë parasysh Komitetin Teknik Shkencor Lombard, ia drejtuan Qeverisë dhe Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Pajtohem për hipotezën e masave më kufizuese në Lombardi. Kam dëgjuar nga Presidenti Fontana dhe Kryebashkiaku Sala dhe ne do të punojmë së bashku në këtë drejtim në orët e ardhshme”- Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Lombardia ka rreth 128,400 nga mbi 423,500 raste me koronavirus të zbuluara në Itali që nga shkurti.