Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar debatin mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit, Edi Rama. Ajo i shpjegoi sulmet e Ramës si frikë dhe panik të këtij të fundit.
“Angazhimi i Ramës me aq devotshmëri nuk tregon gjë tjetër veç frikë e panik të tij.
Sot prekja e kushtetutës dhe mosfunksionimi i reformës në drejtësi, është më e rëndë. Ajo që dua të theksoj është se sulmet e Ramës për Metën, janë një ftesë për të hyrë e për të bërë pazar për kokën e tij. Por, sot largimi i vëmendjes është nga problemet kryesore. Largimi i vëmendjes tregon jo vetëm mungesën e alternativës, por edhe të hapësirave që do ketë në të ardhmen.” u shpreh Kryemadhi.