Reperi amerikan Curtis James Jackson III, i njohur më mirë me emrin e tij artistik Fifty cent (50 Cent), tronditi publikun duke ftuar 26.2 milion vizitorët e tij në Instagram për të votuar për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“50 Cent” vendosi për këtë lëvizje, i revoltuar nga plani i kandidatit demokrat për president Joe Biden, i cili synon të rrisë taksat për korporatat dhe individët që fitojnë më shumë se 400,000 dollarë në vit.
Reperi i famshëm “kërcënon” të votojë për kandidatin republikan, pavarësisht nga fakti se “Trump nuk i pëlqen zezakët”, vetëm për të shmangur një rritje të mundshme të normës së taksës në 62 përqind, e cila sipas planit të Biden do të prekë vetëm ata që fitojnë më shumë.
“Votoni për Trump…,” shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram me një pamje të tabelës së propozuar të rritjes së taksës sipas planit të Biden.
“Knicks (klubi i basketbollit nga New York) kurrë nuk fiton sidoqoftë. Nuk më intereson që Trump nuk i pëlqen zezakët, 62 përqind, a jeni në mend?” iu drejtua reperi, Biden-it.