Këngëtari Bruce Springsteen dhe bateristi i grupi Motley Crue, Tommy Lee, kanë deklaruar se në rast rizgjedhjeje të presidentit amerikan Trump, do largohen nga SHBA-ja. Ata i kanë bërë deklaratat si në rrjetet sociale ashtu edhe në media të ndryshme.
Springsteen tha për Daily Telegraph të Australisë së në rast se Trump do rizgjidhet, atëherë ai mund të shpërngulet në vendin e kangurëve.
Ai njihet për qëndrimet e tij kundër shefit të Shtëpisë së Bardhë edhe në të shkuarën dhe bën pjesë në grupin e madh të aktorëve e këngëtarëve që janë shprehur publikisht kundër presidentit Trump që pas zgjedhje së tij në vitin 2016.
Po kështu të njëjtën deklaratë ka bërë edhe bateristi i grupit të njohur amerikan të rrokut, Motley Crue, Tommy Lee. Ai tha se po mendon të kthehet në atdheun e tij, Greqi e të blejë një shtëpi në ndonjë ishull në rast se Trump do rizgjidhet në 3 nëntor.