Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, këtë të mërkurë.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 974 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 124 persona. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 72 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 17,623 ndërsa numri i rasteve aktive është 1770.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 49 pacientë, për një total prej pacientësh të shëruar.