Kryeministri Edi Rama nga Berati deklaroi se ata që nuk marrin ndihmën ekonomike janë ata që u është ofruar punë dhe nuk e duan.
Sipas tij ata preferojnë që të jetojnë me 50 mijë lekë dhe nuk duan të punojmë për 400 mijë lekë.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, i cili me anë të një statusi në Facebook, ka sulmuar shefin e qeverisë.
Postim i Bashës
A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???
Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme.