Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën dy qytetarë ndërsa janë konfirmuar 166 raste të reja, nga 1056 teste të kryera në total.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 86089 testime të dyshuara, ndërkaq rreth 18 mijë prej tyre janë konfirmuar pozitivë, shifër kjo, e cila ka rritur shqetësimin tek qytetarët.
Sipas IKSHPK-së deri tani kanë humbur jetën 661 qytetarë, ku shumica prej tyre, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062”, raporton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive: Komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të tregohen vigjilentë në respektimin e masave anticovid.