Detaje të rëndësishme kanë dalë nga takimi që pati sot ambasadori amerikan Donald Lu me kryeprokuroren Artan Marku.
Mësohet se ambasadori i SHBA-së në Tiranë i ka kërkuar kryeprokurores Marku që të luftojë krimin dhe të shënjestrojë korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.
“Nxisni prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin.
Prokurorët të hetojnë korrupsionin në nivel të lartë. Hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën.
Të mos ndalen hetimet edhe për Saimir Tahirin, mësohet t’i ketë thënë Donald Lu kryeprokurores së re.
Gjatë takimit, Lu i ka theksuar Markut mbështetjen amerikane në përmbushjen e detyrës kushtetuese dhe i ka kërkuar që të qëndrojë larg ndikimeve politike.
Ky takim mes dy zyrtarëve erdhi vetëm një ditë pasi Donald Lu takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Krerët e opozitës zhvilluan një protestë të dhunshme ditën e hënë, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re.