Kryesore Gjashtë viktima dhe një tjetër rekord rastesh të reja

Gjashtë viktima dhe një tjetër rekord rastesh të reja

311 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ky është edhe numri më i lartë i rasteve ditore që nga nisja e pandemisë.

“100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan”.

Fatkeqësisht gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 6  pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53-vjeçar nga Fieri, një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçare nga Prrenjasi, një 61-vjeçar nga Korça, një 65-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

85 janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 10,893.

Në spitalet Covid janë të shtruar 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Numri i rasteve pozitive që prej nisjes së pandemisë ka shkuar në 20,004 ndërkohë që kanë humbur jetën 493 persona.