Ministrja e Diasporës e Izraelit, Omer Yankelevich, i bëri thirrje të gjithë komunitetit global që të ndjekë shembullin e Shqipërisë në mbrojtje të hebrenjve.
Duke folur në Forumin e Antisemitizimit, ministrja Yankelevich tha se vitet e fundit ka pasur rritje të sulmeve ndaj të drejtave të njeriut dhe për ta luftuar këtë duhet të bashkohen të gjitha shtetet.
“Lufta kundër antisemitizmit është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ministria e Diasporës për Izraelin ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për këtë. Më 2019 kemi parë rritje të antisemitizmit. Britania e Madhe ka raportuar incidente, por edhe vendet e tjera. Kam folur me komunitetet, ka pasur sulm ndaj të drejtave të njeriut. Antisemitizmi po vjen nga të gjitha drejtimet. Nga ata që mohojnë ekzistencën e hebrenjve, të drejtat e tyre, duke krijuar këto ideologji. Kjo urrejtje nuk ka vend në shoqërinë e sotme. Si hap i parë, komuniteti global duhet të ketë prioritetet dhe të vendosë standardet për ta luftuar antisemitizmin. Dua të përgëzoj qeverinë dhe parlamentin shqiptar për këtë hap të rëndësishëm.
Iu bëj thirrje të gjithë krerëve të parlamenteve që të jenë të gatshëm ta luftojnë këtë urrejtje dhe të luftojmë të gjithë së bashku për këtë. Zgjidhja duhet të jetë për të gjithë ne. Ministria jonë është këtu si partnere dhe kemi qëllim të punojmë me të gjithë ju që ta mundim këtë kërcënim botëror. Ky nuk është vetëm një problem për hebrenjtë, por është një problem global. Duhet ta adresojmë këtë çështje në mënyrë alarmante, të ngrihemi të gjithë kundër antisemitizmit dhe kundër çdo forme tjetër urrejtjeje. Shqipëria ka treguar se është vërtet mike e hebrenjve për mënyrën si i ka trajtuar dhe sigurinë që iu ka dhënë. Të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë në kuadër të hebrenjve. Për këtë iu bëj thirrje të gjithë autoriteteve në vende të ndryshme. Shqipëria i ka mbrojtur shumë vite më parë hebrenjtë dhe janë vërtet për t’u admiruar dhe është një vend nga ku duhet të marrin inspirim edhe vendet e tjera”, deklaroi ministrja izraelite.