Niveli i antitrupave pas infektimit me Covid-19 nuk duhet lexuar në mënyrë lineare në raport me imunitetin e njeriut.
“Përqendrimi i antitrupave në trupin tuaj nuk ekuivalentohet me imunitetin”, shprehet për Reuters, Eleanor Riley, profesore në universitetin e Edinburgut.
Sipas saj, raportimet e fundit në mediat që sugjerojnë se imuniteti ulet në raport me zhdukjen e antitrupave, nuk shpjegon dot kompleksitetin e imunitetit të njeriut ndaj infeksioneve.
“Imuniteti nuk është diçka që ne thjesht mundet ta vlerësojmë duke matur antitrupat apo qelizat T. imuniteti është një sistem që punon si i tërë kështu që herës tjetër që infektoheni ose nuk do ta merrni, ose nuk do të sëmureni seriozisht. Ky është imuniteti mbrojtës”, vijon ajo.
Rëndësi në këtë temë ka ajo që quhet memoria imunitare që në dallim nga antitrupat që janë përgjigje afatshkurtër, zgjat në kohë. E rëndësishme është të kuptohet për të gjithë se riinfektimi është diçka që nuk e kap trupin të papërgatitur dhe kjo shpjegon pse ka kaq pak raste të tilla. E vështirë të shpjegohet mungesa e konsensusit mes studiuesve në këtë pikë.