Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njofton në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentit turk, Erdogan të cilit i shprehu ngushëllimet për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dy vendet.
Kreu i qeverisë greke shkruan se pavarësisht dallimeve që kanë, popujt e Turqisë dhe Greqisë duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në këto momente të vështira.
“Sapo fola në telefon me presidenti turk Erdogan të cilit i shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve nga tërmeti i fuqishëm që goditi të dy vendet tona. Pavarësisht dallimeve që kemi, popujt tanë duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në këto momente”, shkruan Mitsotakis.
BE solidarizohet me Turqinë dhe ofron ndihmë
Menjëherë pas tërmetit të fuqishëm, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.
Charles Michel, president i Këshillit Europian, në një mesazh në rrjetet sociale deklaroi se BE po ndjek me shqetësim zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm në Egje dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.