Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bashës, Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë, pasi Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në Evropë.
Kreu i opozitës shton se Shqipëria është me numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet janë në kolaps, pasi qeveria nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorët.
“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”, shkruan Lulzim Basha.