Aktualitet Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 39-vjeçari nga Vlora

Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 39-vjeçari nga Vlora

Një 39-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga e policisë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Polica e Vlorës në një njoftim për mediat bën me dije se 39-vjeçari R.GJ., ka dhunuar bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Gj., 39 vjeç banues në Vlorë, pasi në datën 31.10.2020, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në sy të fëmijëve të mitur, bashkëshorten e tij”, njofton Policia.