Sassuolo vijon të tregojë një rritje domethënëse nga viti në vit në Serie A, dhe me shumë gjasa ka vendosur të “shpërthejë” në këtë sezon.
Ekipi nga qyteti i vogël në Emilja Romanja po jep spektakël dhe sot ka mundur Napolin në transfertë me rezultatin 2-0, duke treguar maturitet dhe teknikë të admirueshme, si në golin e dytë të firmosur nga francezi Maxime Lopez, në sekondat e fundit të ndeshjes. Tashmë ekipi i drejtuar nga De Zerbi ngjitet i vetëm në vendin e dytë në klasifikim.
Ndërkohë në “Olimpico”, kryeqytetasit e Romës mundin bindshëm Fiorentinën po me rezultatin 2-0 dhe ngjiten në klasifikim, ku kapin Interin me 11 pikë. Dzeko dhe spanjolli Pedro ishin protagonistë me asist dhe gola, ku veçanërisht ku i dyti duket se i është rikthyer formës që e bëri të njohur kur luante me Leo Messin tek Barça.