Anëtarë të Komunitetit Mysliman në Toronto u mblodhën para ndërtesës së konsullatës franceze dhe dhuruan lule kalimtarëve.
Një veprim i tillë vjen pas sulmeve në Paris dhe Nice gjatë javëve të fundit.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau pas takimit online me liderët e BE-së dënoi sulmin që e përshkroi si akt terrorist “të urryeshëm” dhe u shprehu ngushëllime familjeve të prekura.
Komenti i tij erdhi pas sulmit me thikë në kishin “Notre Dame” në Nice, ku u vrarë tre persona.