Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se nëse do ishin dëgjuar propozimet e opozitës, qeveria do të kishte marrë masat e duhura. Ai thotë se sot më shumë se kurrë duhen rritur testimet dhe fondet për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë.
“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura. Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve”, shkruan Basha.