Politika Berisha flet për partinë e re të Topallit

Berisha flet për partinë e re të Topallit

Në një intervistë në A2, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe lëvizjen e re politike të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Berisha theksoi se Topallit i është ofruar mundësia për të kandiduar nën logon e PD-së, por e ka refuzuar.

“Nuk kam pasur dijeni, e kam marrë vesh nga mediat. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij. Topalli, në dijeninë time ka pasur të drejtën e kandidimit, i është ofruar, dhe siç kam parë nga mediat, ajo ka refuzuar të kandidojë nga forumet e PD. Më pas, ka bërë zgjedhjen e saj, duke krijuar një lëvizje apo parti, ka bërë zgjedhjen e saj.

Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhja. Çdo njeri, duhet të mësohemi, ka të drejtën e zgjedhjes së tij. Pastaj, se cilat janë pasojat e zgjedhjes, ai është përgjegjës”, tha Berisha.