Politika Bushati përshëndet Marrëveshjen e Prespës: Moment historik për Ballkanin

Bushati përshëndet Marrëveshjen e Prespës: Moment historik për Ballkanin

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur votimin e marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek.

Përmes një postimi në Twitter, Bushati shkruan se vota e Parlamentit grek zgjidhi mosmarrëveshjen 27 vjeçare mbi çështjen e emrit të Maqedonisë dhe i hapi dyert asaj për pranimin në BE dhe NATO:

“Ky është një moment historik për Ballkanin,”-shkruan Bushati.

Në fund ish-ministri i Jashtëm ndan dhe një urim për firmëtarët e marrëveshjes historike, Nikos Kotzias, Nikola Dimitrov, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Parlamenti grek miratoi sot (25 janar) marrëveshjen me 153 vota pro.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.