Bota Sarah McBride, transgjinorja e parë në historinë e SHBA që zgjidhet senatore

Sarah McBride, transgjinorja e parë në historinë e SHBA që zgjidhet senatore

Tridhjetëvjeçarja Sarah McBride u bë të mërkurën e para transgjinore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që fiton një vend në senat.

McBride, përfaqësuese e demokratëve, fitoi një vend në senatin e shtetit të Delawere.

“Mendoj se rezultati i sotëm tregon qartë atë që e kam ditur gjithmonë, që qytetarët e distriktit tim janë me mendje të hapur, dhe shohin idetë e kandidatëve, jo identitetin e tyre”, – u shpreh McBride pas rezultatit të zgjedhjeve.

McBride ka që prej vitit 2012 që është përfshirë në politikë për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e njeriut.

Ajo njihet për faktin se ka advokuar për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që të luftohen paragjykimet, diskriminimi dhe dhuna në lidhje me identitetin gjinor.