Stafi i fushatës elektorale të Presidentit Trump ka ngritur një padi në Miçigan për të pezulluar numërimin e votave.
Së fundmi, kundërshtari Demokrat i Trump ka rezultuar në një avantazh të lehtë, megjithatë është ende herët për të folur për fituesin.
Menaxheri i fushatës elektorale të Trump tha nëpërmjet një deklarate të mërkurën se fushatës “nuk i është dhënë akses i mjaftueshëm në disa qendra votimi për vrojtuar numërimin e votave, ashtu siç e parashikon ligji i Miçiganit”.
Ai shtoi se padia në Gjykatën e Miçiganit “mund të pezullojë numërimin deri në momentin që fushatës t’i garantohet aksesi i nevojshëm”.
Miçigani është një shtet fushë-betejë që ka ndihmuar Trump për të marrë presidencën katër vite më parë, ashtu si dhe Uiskonsin dhe Pensilvania.
Pak më herët, Trump ka ngritur dyshime mbi votat në Miçigan duke u shprehur i habitur se “si janë gjetur votat për të mbajtur jashtë Senatit” senatorin John James.