Bota Biden flet pas fitores: Do të jem presidenti i të gjithëve, do...

Biden flet pas fitores: Do të jem presidenti i të gjithëve, do ta shpërblej besimin

Kandidati Joe Biden është tashmë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke mundur republikanin Donald Trump, dhe pak minuta më parë ka postuar në rrjetet sociale postimin e tij të parë në rolin e tij të ri, atë më të rëndësishëm në botë.

“Ndihem i nderuar që më keni zgjedhur të drejtoj këtë vend të madh. Puna që kemi përpara është e vështirë, por këtë e premtoj: Unë do të jem president për të gjithë amerikanët, pavarësisht a më keni votuar apo jo. Do e shpërblej besimin që më keni dhënë”, shkruan demokrati.

Me më shumë se 74 milionë vota deri më tani, Biden është presidenti më i votuar në historinë amerikane.