Aktualitet Infermieri i spitalit Infektiv tregon bisedën e fundit që pati sot në...

Infermieri i spitalit Infektiv tregon bisedën e fundit që pati sot në mëngjes me Koço Devolen

Infermieri tek Spitali Infektiv, Korab Gjana, tregon me një postim momentet e fundit të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole. Ai tregon bisedën e fundit dhe kaq të trishtë që pati me revolen.

“Momentet e fundit me Koço Devole. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmurët me radhë… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit të Koços… hë mo Koço si je sot? Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin…Njeriu që do i mungoj çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, tregon Gjana.

Aktori i shumë roleve në telekomedi të ndryshme ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga virusi Covid-19, ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se aktori pati fillimisht një përmirësim të ndjeshëm dhe doli nga spitali, por u rikthye aty pas një përkeqësimi të menjëhershëm.