Një helikopter që po dërgonte në spital një zemër për transplant u rrëzua në çatinë e spitalit në lindje të Los Anxhelosit. E sikur të mos mjaftonte kjo, pasi zemra shpëtoi mrekullisht, mjeku që po e fuste brenda në spital e rrëzoi, pasi i ra nga dora.
Fatmirësisht, zemra nuk u dëmtua dhe u përdor më pas në operacionin jetik për personin që po priste të bëhej me zemër të re. Gjithashtu, të tre personat brenda helikopterit shpëtuan, pavarësisht përplasjes së tmerrshme.
E gjithë ngjarja, që ndodhi të premten, u filmua nga kamera amatore, ku duket helikopteri që rrotullohet në ajër për disa minuta para se të përplaset në pistën e uljes mbi spital.