Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Premtuesi”, duke arrestuar një 42-vjeçare. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se 42-vjeçarja Elvira Lami prezantohej si punonjëse policie dhe mashtronte shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma monetare.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente të ndryshme, një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Lami duke u prezantuar si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.