Bota Letra që Bush (pasi humbi) i la Bill Clinton: Suksesi yt, është...

Letra që Bush (pasi humbi) i la Bill Clinton: Suksesi yt, është suksesi ynë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen në një situatë të pazakontë ku rezultati i zgjedhjeve presidenciale kontestohet.

Tri dekada më parë, republikani George H.W. Bush në fund të mandatit të parë humbi zgjedhjet përballë Bill Clinton.

Ai jo vetëm që nuk e kundërshtoi rezultatin, ashtu sikundër po bën Donald Trump sot, por i uroi fitoren rivalit politik përmes një letre të lënë në zyrën e tij me porosinë drejtuar administratës që t’ia jepnin vetëm pasi Bill të merrte zyrtarisht detyrën më 20 janar 1993.

Letra e Bushit (të madhit) është rikthyer në kujtesë nga Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit dhe bashkëshortja e Bill Clinton, si për të kujtuar se sa larg duket sot në SHBA tranzicioni i butë i pushtetit.

Here’s how it’s done in America.⁣

This is the gracious letter George H.W. Bush left for Bill in the Oval Office on the…

Posted by Hillary Clinton on Tuesday, 10 November 2020

Letra

“I dashur Bill

Kur hyra në zyrë tani, ndjeva të njëjtën ndjenjë mrekullie njësoj si katër vite më parë. Unë e di se edhe ti do të ndjesh të njëjtën gjë.

Të uroj lumturinë më të madhe këtu. Unë kurrë nuk e ndjeva atë vetminë e madhe që kanë përshkruar disa Presidente.

Do të kesh kohë të vështira, të cilat do të duken edhe më të vështira nga kriticizmi që ti mund të mendosh se është i padrejtë. Unë nuk jam shumë i mirë për të dhënë këshilla, por mos i lejo kritikët të të dekurajojnë, apo të të ndryshojnë kursin.

Ti do të jesh Presidenti ynë kur të lexosh këtë letër. Unë të uroj mbaresi! I uroj familjes tënde më të mirën.

Suksesi yt është suksesi i vendit tonë. Unë uroj dhe shpresoj më të mirën për ty”.

Fat të mbarë — George”