Aktualitet Kryepeshkopi Janullatos mbërrin në Athinë me avion dhe një kapsulë të veçantë....

Kryepeshkopi Janullatos mbërrin në Athinë me avion dhe një kapsulë të veçantë. Mesazhi që jep

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, u transportua me një pajisje të veçantë (siç shihet në foto) në spitalin “Evangelismos” të Athinës ku mbërriti mbrëmjen e kësaj të mërkure për trajtim, pasi ai u diagnostikua me koronavirus.

Kryepeshkopi Anastas iu nënshtrua një testi në një qendër mjekësore në Tiranë, e cila tregoi se ishte infektuar me koronavirus.

Megjithëse simptomat i shfaqen në një formë të lehtë, mjekët në Tiranë e konsideruan të nevojshme transferimin dhe shtrimin në një klinikë të specializuar në Greqi, duke pasur parasysh moshën e tij dhe disa probleme kronike shëndetësore.

Siç tregohet në video, Kryepeshkopi u transportua në një kapsulë të veçantë barelë.

Mediat greke shkruan se Janullatos është i vetëdijshëm, ndërsa ka treguar simptoma të lehta të koronavirusit.

Kryepeshkopi ka lënë një mesazh prekës para ikjes në Athinë.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”, tha Kryepeshkopi Anastas.