Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID-19. Në një postim në mediat sociale, Denaj shkruan se pas testit ka rezultuar e prekur nga koronavirusi.
Ministrja shton se është izoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm për trajtimin e sëmundjes.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan ministrja e Financave dhe Ekonomisë.