Bota Ndërron jetë kryeministri më jetëgjatë në botë

Ndërron jetë kryeministri më jetëgjatë në botë

Ndërron jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që do të mbahet mend si kryeministri më jetëgjatë në botë. Bëhet fjalë për princin Khalifa bin Salman Al Khalifa, që ishte edhe xhaxhai i mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa.

Al Khalifa mbante postin e kryeministrit nga pavarësia e vendit nga Mbretëria e Bashkuar, në 1971. Personazh kontrovers, shpesh herë i akuzuar për korrupsion, por që pati një rol parësor në modernizimin e vendit më të vogël me rreth 1 milion e gjysmë banorë.

Një tjetër akuzë ndaj tij, ka qenë favorizimi i komunitetit suni, të cilit i përket fëmija mbretërore, duke penalizuar shumicën shiite, diçka që gjatë revolucionit të Pranverës Arabe, në 2011, e vuri në shënjestrën e protestuesve.

Vendin e tij e ka marrë tashmë princi Salman bin Hamad Al Khalifa. Bahreini është një vend kyç në Lindjen e Mesme, ndoshta i pari që ka menduar për një të ardhme pa ndihmën e naftës dhe ku përqendrohen dhe kanë selitë e tyre disa prej kompanive më të rëndësishme në botë.