Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish Kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me menaxhimin e situatës së pandemisë.
Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se shëndetësia e Ramës është në kolaps të plotë dhe nëse sëmuresh nuk ka tamponë se s’ka tamponë.
“Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë. Nëse infektohesh me COVID, nuk të testojnë se s’ka tamponë. Kur të sëmurët rëndohen, nuk të mjekojnë sepse s’ka ilaçe. Nëse nuk ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik”, shkruan kreu i PD.
Rama i përgjigjet Bashës: Kjo opozitë s’i duhet as dreqit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se një opozitës që nuk gjen forcë të bashkohet për një sëmundje që bie njëherë në shekull, nuk i duhet jo vetëm popullit por as dreqit.
“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, tha Rama.