Aktualitet I mituri akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë, vëllai i 15-vjeçares e...

I mituri akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë, vëllai i 15-vjeçares e plagos rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kukës këtë të shtunë. Dy persona kanë rënë në pranga pas kallëzimit të bërë nga një 15-vjeçare se një bashkëmoshatar i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

I pari i arrestuar është autori i dyshuar i kësaj ngjarje, një 15-vjeçar me iniciale I.Ç. Por në pranga ka rënë edhe vëllai i denoncueses, një 28-vjeçar me iniciale G.M.

Kur ky i fundit ka mësuar nga e motra se 15-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të e ka goditur me shufër hekuri në kokë. Për pasojë, i mituri është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.

“Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike””, thuhet në njoftimin e policisë.