Presidenti i zgjedhur Joe Biden mund të angazhojë në detyrën e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.
“Washington Post” shkruan se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, duke besuar se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar Kosovës.