Një 106-vjeçare është shëruar nga Covid-19 në Gjermani, deklaroi spitali i qytetit të Oranienburg, në periferi të Berlinit.
”E moshuara ka një gjendje shumë të mirë të përgjithshme për pleqërinë e saj, kështu që sistemi i saj imunitar ka qenë në gjendje të luftojë me sukses virusin me mbështetjen tonë”, deklaroi kryemjeku Harald Pannwitz.
Disa ditë më parë, po ashtu një 97-vjeçare nga shteti i Brandenburgut e cila ishte infektuar me koronavirus doli nga spitali i Berlinit, e shëruar plotësisht.
106-vjeçarja deklaroi se kishte mbërritur në spitalin Oranienburg për shkak të problemeve në stomak dhe se nuk kishte probleme të rëndësishme të frymëmarrjes.
Sidoqoftë, një test Covid-19 konfirmoi se pacientja ishte e infektuar dhe u vendos menjëherë në izolim.