Festa e Falenderimeve, festuar këtë vit më 12 tetor, ka bërë që numri i rasteve me COVID-19 të rritet, theksoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një konferencë shtypi.
Ai u bëri thirrje kanadezëve të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit nëse nuk duan të rrezikojnë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me një bllokim të mundshëm, sipas CNN.
“Reduktimi i kontakteve dhe takimeve tuaja do të jetë shumë i rëndësishëm”, shtoi Trudeau.
“Ajo që do të bëjmë në ditët dhe javët e ardhshme do të përcaktojë atë që do të bëjmë për Krishtlindje”, theksoi Trudeau.
Theresa Tam, zyrtare e shërbimit shëndetësor kanadez, fajësoi grumbullimet mes familjarëve apo miqve për përhapjen e virusit.