Sport Italia, leksion Polonisë, Belgjika “thyen” Anglinë

Italia, leksion Polonisë, Belgjika “thyen” Anglinë

Belgjika mposhti pastër 2-0 Anglinë dhe ruajti kreun e grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve. 2 gola të shpejtë nga Tielemans dhe Mertens i dhanë tre pikët skuadrës së Roberto Martinez që e ngjitën në kuotën e 12 të tillave, 2 më shumë se Danimarka që mposhti 2-1 Islandën me 2 gola me penallti të Eriksen.

Mori sërish kreun e grupit A1 Italia që mposhti 2-0 në Mapei Stadium Poloninë, me gola të Jorginhos me penallti dhe Berardit. Duhet theksuar, se dhe pse me shumë mungesa, Italia i dha një leksion futbolli Polonisë.

Në Ligën B fituan Austria 2-1 ndaj Irlandës së Veriut dhe Republika Çeke 1-0 ndaj Izraelit ndërkohë Hungaria dhe Serbia barazuan 1-1 mes tyre. Në Ligën C, triumfoi edhe Greqia me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Moldavisë.