Ekonomi Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike

Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm ndihma ekonomike është parashikuar që të dyfishohet. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend. Kreu i qeverisë u shpreh se ky grup është pjesa më vulnerabël e shoqërisë.

“Paralelisht ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën kur do të na duhet të gjithë sëbashku të përballemi me pandeminë dhe jo në funksion të të prekurve në këtë rast, por në funksion të të gjitha familjeve që janë të regjistruara në skemën ekonomike. Janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë dhe nëse me të drejtë u kërkojmë që të jenë sa më të kufizuar në aktivitetin e tyre dhe nga ana tjetër është e domosdoshme që të kenë bazën e garancisë për vete dhe për familjen e tyre, kryefamiljarët që rëndomë punojnë në të zezë është e domosdoshme që t’u japim ndihmë financiare. Kështu që ndihma ekonomike do të jetë e dyfishuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha së në buxhetin e vitit të ardhshëm do të rritet më shumë se asnjëherë tjetër ai për sektorin e shëndetësisë.