Opinione Bënë “mirë” që e ndaluan Nikoll Lesin!

Bënë “mirë” që e ndaluan Nikoll Lesin!

Nga Mero Baze

Tek historia e Nikoll Lesit me policinë, kemi rastin të shikojmë fytyrën e vërtet të policisë shqiptare.

Ai rast nuk është i rënd nga fakti që Lesi është botues i gazetës “Koha Jonë”, por pikërishtë për atë që thotë policia, për faktin që ata e kanë trajtuar atë, si qytetarët e tjerë, viktima të saj.

Unë u sqarova prej Nikollës, pastaj prej policisë e Bashkisë se çfarë ka ndodhur. Dhe këtu qëndron problemi me arrogancën dhe represionin e policisë në fushata të tilla.

Nikolla, nuk është viktimë e dhunës mbi shtypin, por më keq akoma, është viktimë e represionit të paligjshëm të policisë sonë mbi qytetarët.

Përpara Nikollës sot në mëngjes, doli nga qelitë e komisariatit një arkitekt, që ndërton me leje një zonë rezidenciale afër Petrelës. Policia kishte shkuar në mesditë, kishte arrestuar katër a pes hidraulikë që po istalonin banjat dhe i kishte marrë në komisariat. Punëtorët i ishin lutur policisë të priste pronarin se ata aty do të qëndronin, por as ka denjuar ta dëgjoj sugjerimin e tyre. Më pas ka shkuar pronari, që është arkitekti, e kanë marrë dhe atë në komisariat. Aty pasi kanë qëndruar nja pesë orë, kanë verikuar që është me leje, dhe i kanë  liruar. Askush nuk e ngre dot zërin sot për këtë që i ka ndodhur arkitektit.

Sot në mëngjes atij i bëheshin rreth 20 orë peripeci, pasi policia e ka prezumuar si kriminel, dhe ka bërë atë gjestin e arrogancës së marrjes në komisariat.

E njëjta gjë ka ndodhur disa ditë më parë me arrestimin e një inspektori bashkiak që e la të lirë Gjykata, pasi nuk ka faj, apo me shoqërime në komisariat të çdo kujt që i telefon policisë rivali, komshiu apo idjotësi të tjera shqiptare, të nxitura nga fryma lejfeniste e kryeministrit për komunikimim me popullin.

Ishte fat që e pësoi dhe Nikoll Lesi si qytetar, pasi ky ka mundësi të bëj zhurmë. Ai i ka telefonuar kryetarit të Bashkisë Erion Velia, i cili i ka konrmuar se je në rregull me letrat, pasi ke kërkuar shkallë emergjence për pallatin dhe po i ndërton. Ja ka konrmuar këtë dhe she i policisë ndërtimore të Bashkisë. Por policët nuk kanë dashur as të dëgjojën dhe as të lexojnë, por kanë marrë dy gazetarë në qeli, dhe pas tyre dhe Nikollën tu shpjegoj letrat.(Një zot e di ç’kanë hequr duke dëgjuar). Dhe në fudnd të gjithë bien dakord që ishte çdo gjë në rregull.

Tani pyetja është a mban përgjegjësi kjo polici që rras nëpër komisariate gjysmën e njerëzve që shikon duke punuar, dhe nuk shqetësohet fare që shkatëron energji, nerva dhe ngjall zemërim qytetar?.

Cfarë fuqie prove ka një denoncim komshiu që mund të ketë me ty probleme të tjera, një denoncim rivali, apo qoftë dhe një foto nga polici digital? E vetmja gjë është verikimi në vend, marrja e dokumentave dhe nëse ka probleme , aty e ke pronarn mund të ndëshkosh kru të duash duke e çuar në gjykatë.

Nga ana tjetër nëse Bashkisë i kërkon leje për punime të brendëshme në shtëpi, duhet të aplikosh onlinë dhe të shkoj deri në tre muaj pa marrë përgjigje, ndërkohë që ti ke nevojë të zhvendosësh një pajisje  në banjë, apo një riorganizim të saj. Punimet e përfshira tek deklarata personale janë kuzuar tek lyerje dhe zëvendësim pajisjesh.

Nuk e kuptoj përse duhet heqje lirie në këtë rast, arrestim punëtorësh fakira, që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin dhe pronën, aq më keq arrestim gazetarësh në rastin e Lesit. Çfarë rrezikshmërie shoqërore paraqet një njeri që është duke ndërtuar shtëpinë e tij, që duhet ndaluar menjëherë, pa verikuar asgjë? Me këtë kriter mund të arrestosh çdo kantier që i del para furgonit të policisë, përveç atyre që ka marr lek përgjegjësi i furgonit dhe ti mbushesh qelitë e komisariateve me njerëz të pafajshëm. Një ndërtues në Sarandë për shembull më tregonte se si përfundon në qeli sa herë ndërrohet she i komisariatit, edhe pse i ka depozituar në komisariat gjithë lejet dhe dokumentat e objektit që po ndërton.

Ndaj rasti i Nikoll Lesit vlenë shumë herë më tepër si padrejtësi ndaj qytetarit, se sa si padrejtësi ndaj gazetarit. Vlen më shumë, pasi Nikolla ka fuqinë dhe pati fuqinë ta bëj publike rastin dhe të ilustroj me atë, gjithë arrogancën dhe represionin që një tufë policash që duan të bien në sy për të zellshëm, ushtrojnë ndaj qytetarëve. Janë po këta shefa komsiaratesh që në qytetet kryesore të vendit, nuk ndjekin kriminelët apo drogën, por ulin kokën e mbyllin sytë para tyre, por ndjekin betonieret dhe autobotet e ujit, pasi ato i çojnë tek lekët dhe gjobat që u marrin ndërtuesve apo pronarëve të hoteleve që janë pa ujë në verë. Është kjo frymë represioni që policia përpiqet ta paraqes si përkushtim që në fakt është shëmtia e këtij shteti e fryëmzuar dhe nga fushata e “qeverisjes me gjithë popullin”. Një frymë e qelbur, që duhet pastruar me rrënjë nga polcia gjobvënëse e Shqipërisë.

E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që përfshin dhe Nikollën në këtë listë, për ta parë të gjithë sa gjë e shëmtuar është të bësh si i fort me të dobtit dhe të rrish si mut para të fortëve.