Bota Merkel zbulon vendimin më të vështirë që ka marrë gjatë detyrës

Merkel zbulon vendimin më të vështirë që ka marrë gjatë detyrës

Situata e koronavirusit në Gjermani mbetet “serioze, madje shumë serioze”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, të martën, duke shtuar se kufizimi i kontakteve midis njerëzve ishte një nga vendimet më të vështira që ajo kishte për të marrë gjatë detyrës së saj.

Duke folur në një forum ekonomik të organizuar nga gazeta e përditshme gjermane Sueddeutsche Zeitung, Merkel paralajmëroi se 2021 do të ishte vit “kërkues”.

“Mënyra për të dalë nga kriza është e mundimshme dhe na takon të gjithëve ta bëjmë të mundur”, tha Merkel, duke shtuar se Gjermania do të kishte sukses me” konsideratë, këmbëngulje, arsye dhe besim”.

Kancelarja gjithashtu foli për vaksinën e zhvilluar bashkërisht nga kompania gjermane BioNTech dhe gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer, për të cilin mendohet se ishte më shumë se 90% efektiv. Merkel tha se ishte e lumtur që kishte vaksina që po bëjnë përparim.