Mjeku Ilir Pecnikaj, i cili është dhe pjesë Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka bërë një denoncim të fortë në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Pecnikaj u shpreh se në datën 12 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që njihet si COVID-2 kanë humbur jetën 12 persona, por Ministria atë ditë ka njoftuar vetëm 5 vdekje. Ai shtoi se ka kërkuar dhe hetim nga Prokuroria.
“Kam faktin që në datën 12 Tetor, mund të gabojë në datë 12 apo 13 Tetor, vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë vdekur 12 persona, ndërsa një ditë më vonë në të gjithë Shqipërinë janë raportuar vetëm 5 vdekje”.
Po kjo është e rëndë duhet ta hetojë Prokuroria?
Ne e kemi bërë një thirrje të tillë, por zoti Brataj mund të na e shpjegojë tani. Kanë gjetur një mekanizëm që personat që janë testuar negativ nuk futen në këtë listë. Por edhe personat që janë me COVID por kanë ikur jashtë shtetit dhe për fat të keq nuk janë kthyer të gjallë nuk futen në këtë listë. Personat të cilët testu u ka dalë testi pas vdekje nuk futen në këtë listë.
Po në vendet e tjera si është raporti?
Absolutisht personat që vdesin, ka një dredhi këtu Blendi. Për të bërë testin, testi ka në vetvete atë fallco pozitivitetin. Pasi sa më larg ta bësh, testi del negativ.