Pasi ka kryer 48 vite në burg në Shtetet e Bashkuara, për vrasje, Gazi Çibuku tanimë jeton në fshatin Çetë të Devollit, dhe në një rrëfim për Ora News tregon historinë tragjike të jetës së tij, dhe ngjarjet që i dhanë tjetër drejtim ëndrrës së tij amerikane.
Gazi Çibukun historia e ka hedhur nga lumturia – kur u arratis prej diktaturës komuniste në vitin 1967 – deri në burgimin e përjetshëm në SHBA.
ot 73 vjeçar i kthyer në atdhe jeton në ish kopshtin e fshatit Çetë të Devollit, krejtësisht i harruar e në mjerim.
Si u arratis drejt SHBA
Në moshën 19-vjeçare theu kufirin për të kaluar drejt Greqisë prej ku arriti të udhëtojë drejt ëndrrës amerikane. Me mbërritjen në SHBA tregon se arriti të punësohet
Por fati e braktisi menjëherë. Vetëm dy vite pasi iu largua rrethimit në shtetin amë, tregon përfshirjen në ngjarjen makabër, kur ekzekutoi me pistoletë një punonjëse seksi dhe siç shprehet gjithçka ndodhi nga paniku,
”Kisha një revole dhe e qëllova, e vrava” tregon Gazi.
Për t’i shpëtuar dënimit, së bashku me një mik të tij tentuan të fshehin kufomën, por duke kryer një krim edhe më të rëndë
“Nuk kishim ku ta fshihnim, as nga prapa dhe as nga para shtëpisë. U detyruam ta prisnim. Dy këmbët dhe kokën i futëm në një qese, trupin në një qese tjetër të madhe. Më pas dolëm nga banesa, një qese mbaja unë dhe një ai”, kujton Gazi Çibuku.
48 vite në burgun e SHBA
Për ngjarjen autoritetet në SHBA e shpallën fajtor, ku nga dënimi i përjetshëm, qëndroi 48 vite në qeli.
“Punoja në kuzhinat e burgut vite të tërë“.
Kthimi në atdhe
Çibuku është riatdhesuar në vitin 2018, me 100 dollarë të dhëna nga institucioni ku vuajti dënimin.
Habia e motrës kur e pa në derë… “Kur i thashë se kush isha i ra të fikët”
Prej shtatorit jeton në një shtëpi pa asnjë mbështetje, teksa shton se jetesa e tij ishte më e mirë në qeli ku qëndroi më shumë se dy të tretat e jetës
“Në burg nuk vuaja kështu, i kisha tërë kushtet”, tregoi ai për gazetaren Iris Rezhda.