Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook disa statistika të Eurostat, sipas të cilave, Shqipëria është e renditur e katërta në Europë për rritjen e përgjithshme të çmimeve në Tetor. Sipas Bashës, çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6% ndërsa të transportit me 3.4%,
“Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike”, shkruan Basha, ndërsa shton se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që të punojë për ta.
“Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”.
Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së…
Posted by Lulzim Basha on Thursday, 19 November 2020