Çështja në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kaluar në gjykim. Bëhet fjalë për akuzën për “refuzimin për deklarim dhe fshehje të pasurive”.
Ndërkohë, GJKKO vendosi gjatë një seance paraprake vendosu heqjen e sekuestros për pasuritë që ishin bllokuar ish-kryeprokurorit.
Llalla akuzohet nga SPAK për “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.
Fillimisht, prokurorët e SPAK nisën hetimet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie, por gjatë hetimeve arritën të gjenin prova vetëm për akuzën e mos deklarimit të pasurisë.
Adriatik Llallës është shpallur person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Arsyeja e kësaj mase është përfshirja në korrupsion domethënës. Ai së bashku me familjarët e tij nuk mund të shkelë në Shtetet e Bashkuar. Pas deklaratës së, DASH, Llalla kontraktoi një kompani lobuese në SHBA me qëllim anulimin e këtij vendimi.