Presidentja e Komisionit Europian, gjermania Ursula Von der Leyen mbajti të enjten një konferencë për shtyp ku prezantoi rezultatet e një mbledhje me liderët europianë të fokusuar në masat kundër pandemisë dhe ne veçanti për çështjen e vaksinave.
Von der Leyen saktësoi se Bashkim i Europian ka firmosur 5 kontrata me kompani farmaceutike dhe është në diskutim me dy të tjera si BioNTech dhe Moderna, vaksinë kjo e fundit që është në fazë përfundimtare dhe që ka deklaruar një efikasitet me 95%.
Sipas Von der Leyen, sasitë e para mund të vijnë drejt vendeve të BE brenda muajt dhjetor, “në qoftë se gjithçka shkon mirë”.
Presidentja e KE sqaroi se kontratat e shumta do të kenë si rezultat një sasi të madhe vaksinash që kanë specifika të ndryshme njëra nga tjetra, duke qenë në këtë mënyrë më efikase për komunitete dhe kushte atmosferike specifike.
T’i dhurojmë Ballkanit, tepricat e Evropës
Presidentja e Komisionit konfirmoi se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përfitojnë nga platforma ndërkombëtare Covax për sigurimin e vaksinave të para.
Ndërsa shtoi se ekziston dhe mundësia që vendet anëtare të dhurojnë tepricat e tyre, për shembull për Ballkanin.
“Në lidhje me pyetjen për fqinjësinë, ka një qasje të dyfishtë. Më i rëndësishmi dhe impresoniuesi është Covax, që e kemi ngritur së bashku me rreth 119 vende që janë anëtarësuar. Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Është GAVI mbikëqyrësi organizativ i platformës Covax. Dhe ka një mundësi tjetër, nëse ndodh që vendet anëtare të kenë më shumë doza, ata janë sigurisht të aftë edhe iu lejohet ligjërisht t’ia dhurojnë ato doza, për shembull Ballkanit Perëndimor”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
BE duhet të heqë kufizimet e koronavirusit
Në konferencën e përbashkët për mediat me kreun e Këshillit të Evropës, Von der Leyen theksoi se BE duhet të heqë kufizimet e koronavirusit ngadalë dhe gradualisht për të shmangur një valë tjetër të infeksioneve. Duke u ndalur tek buxheti 1.8 trilionë euro dhe vetoja që ka vendosur Hungaria dhe Polonia, presidentja nënvizoi se situata është serioze dhe bëri thirrje që anëtarët e BE duhet të negociojnë.
Edhe kreu i Këshillit të Evropës Charles Michel vuri theksin tek nevoja urgjente për implementimin e paketës financiare çka do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.