Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, vdiq mëngjesin e së premtes nga pasojat e infektimit me COVID-19.
Ai ishte shtuar në një spital ushtarak të Beogradit më 4 nëntor ndërsa një ditë më parë u tha se është në gjendje të rëndë.
Më 1 nëntor, patriarku Irinej, udhëhoqi ceremoninë e varrimit të shefit të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije, i cili vdiq më 30 tetor po nga pasojat e koronavirusit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkroi në rrjetet sociale se njerëzit si Irinej, “kurrë nuk ikin”.
Patriarku Irinej mori drejtimin e Kishës Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010. Gjatë udhëheqjes së tij, ai mbajti një qëndrim të ashpër nacionalist që kisha serbe kishte mbajtur gjatë luftërave të viteve të 90-ta në Ballkan, duke i shpallur serbët “viktima historike të padrejtësisë dhe politikave antiserbe të kombeve rivale të Ballkanit dhe bashkësisë ndërkombëtare”.
Patriarku Irinej akuzonte perëndimin për qasjen e tij ndaj Kosovës e cila shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008, ndërsa mbante lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse ruse dhe mbështeste presidentin serb Aleksandër Vuçiç.