Partia Demokratike, akuzon kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me një ndërtimin e një kulle pranë Kullës së Sahatit.
Sipas Belind Këlliçit, kryetar i FRPD-së, pas disa muajsh Kulla e Sahatit nuk mund të shihet prej ndërtesës.
Sipas tij, paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që kryeqytetit po i zhduket memoria historike.
“Në vetëm 4 vite, Erion Veliaj ia doli që kullën e Sahatit ta shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt!
Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që tashmë kryeqytetit do t’i zhduket dhe memoria e tij historike. Do t’i zhduket dhe kulla e Sahatit, simbol i kryeqytetit tonë“, tha ndër të tjera Këlliçi.