Një lajm i rëndë është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë. Një foshnjë 16-muajshe ka ndërruar jetë, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.
Foshnja, e cila ishte e shtruar në Pediatrinë e Infektivit, vuante nga disa probleme shëndetësore që në lindje, ndërsa ishte në intubim.
Pavarësisht ndihëm mjekësore, fëmija nuk mundi që ta fitonte betejën me COVID-19, duke humbur kështu jetën.
Kjo humbje shënon dhe rastin e parë të fatalitetit me COVID tek fëmijët në vendin tonë.