Një tjetër mjek ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mjekun e njohur kuksian Shaqir Shehu.
68-vjeçari Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit për shumë vite, ndërsa pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Turqi, por nuk ia doli mbanë.
Shehu ka shërbyer dhe gjatë luftës së Kosovës teksa Bashkia e Kukësit e ka shpallur edhe ”Qytetar Nderi”.
Madje për 3 vite nga 2002-2005 ai ka punuar si prefekti i qarkut të Kukësit.