Aleati i Lulzim Bashës, kreu republikan Fatmir Mediu, përmes një komenti në rrjetet sociale ka renditur 10 arsyet pse sipas tij, ministrat teknikë nuk duhet të qëndrojnë më në detyrat që kanë.
Mediu duket se i përgjigjet në këtë mënyrë nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho, sipas të cilit ata që sugjerojnë tërheqjen e ministrave e bëjnë për protagonizëm dhe se nuk kanë asnjë ide.
Por kreu i PR-së shprhet se argumentet politikë dhe juridikë që jepen për qëndrimin ende të detyrë të ministrave teknikë nuk qëndrojnë, për faktin se Edi Rama ka shprehur vetë dëshirën për largimin e tyre dhe së dyti që raporti për zgjedhjet duhet të hartohet nga stafet që janë marrë me fushatën, kandidatët dhe deputetët.
Komenti i Fatmir Mediut
Duke lexuar reagimin e disa miqve dhe kolegëve të mi, në vlerësimin për mendimet e tyre dua të sqaroj që në fillim se nuk kam asnjë pikëpyetje për integritetin e Minisitrave tanë teknik, por shoh të domosdoshme se
Së pari:
Vendimin për vazhdimin në këtë qeverisje me ministrat teknik duhet ta vendosim dhe të gjykojmë si deputetë dhe opozitë së bashku, qoftë edhe për faktin se kemi qenë së bashku në fushatë dhe do jemi së bashku në opozitë dhe parlament. Nuk kam asnjë dëshirë për protagonizëm, por pa dyshim as per konformizëm.
Së Dyti:
Meqënëse argumenti kryesor që ngrihet është juridik dhe politik le ti shohim me rradhë. Nga pikëpamja formale juridike është e vërtetë që ministrat duhet të rrinë në funksion dhe të dorëzojne detyren ministrave pasardhës.
Por është po kaq e vërtetë se po nga pikpamja formale juridike ministrat janë të tillë, jo vetëm sepse dekretohen nga Presidenti dhe miratohen nga qeveria, por sepse jane anëtarë të Këshillit të Minsitrave të drejtuar nga Kryeministri dhe kryejnë nën drejtimin e tij dhe në përputhje me ligjin detyrat e tyre funksionale.
Është fakt tashmë publik që Rama si Kryeministër, asnjë ditë të vetme nuk i ka pranuar, konsideruar apo bashkëpunuar me ta si Ministra, biles dhe në mbledhje të rëndësishme ku është detyrim të jenë prezent për shkak të detyrës së tyre funksionale, Rama i ka përjashtuar tërësisht.
Në një marrëdhënie të tille çdo Ministër minimalisht jep dorëheqjen, i cili është një akt personal me fuqi juridike.
Në këto kushte kur Rama nuk pranon minsitrat, më e pakta që mund të bëjmë ne si opozitë është të largohemi nga kjo qeveri, sepse ajo nuk ekziston dhe ka vetëm një njeri që urdhëron dhe merr vendime, Timonierin Rama dhe takimet e tij gju më gju me popullin. Rama di se çfarë do dhe bën. E persëris politika e tij e majtë është e njëjtë me atë të ndjekur nga Hugo Chavez në Venezuelë.
Së treti
Marrëveshja nga pikëpamja politike konsistonte në ngritjen e një task force e cila do të garantonte një vullnet optimal për zgjedhjet dhe do të kontrollonte, apo do të mundësonte transparence në zgjedhje, mospërfshirjen e administratës dhe mundësisht frenimin e blerjes votës apo intimidimin e votuesve.
Rama që në fillim jo vetëm personalisht por dhe gjithë ministrat e tij përgjegjës kanë bojkotuar apo sabotuar nga Rama dhe ministrat e tij, asnjëhere të vetme ata nuk kane qenë prezent në këto takime.
Për më tepër blerja e votës dhe intimidimi i votuesve ka qenë një strategji e organizuar e Ramës dhe aleatëve të tij në qeverisje.
Së katërti:
Raporti i OSBE/ ODHIR në Raportin e tij papraprak, ka përmendur si shkelje të rënda, përfshirjen e administratës në zgjedhje, intimidimin e votuesve dhe blerjen e votës, pavarësisht angazhimit serioz të ministrave teknik, të cilët e patën të vështirë, për mos thënë të pamundur të kryenin funksionet e tyre në një administrate të kontrolluar dhe urdhëruar nga Rama. Mjafton të kujtoj rastet në Minsitrinë e Arsimit apo në Ministrinë e Brendshme.
Pra Rama nuk ju përmbajt asnjë angazhimi për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në asnjë rast nuk bashkëpunoi me minsitrat teknik edhe pse e kishte dhe e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese.
Legjitimitetin kësaj qeverie dhe funksionimin ligjor ja ka hequr vetë Rama dhe nuk mund tja mbajë opozita me Ministrat teknikë, po ashtu argumentin politik e ka rrëzuar procesi zgjedhor dhe Raporti parprak i OSBE/ODHIR
Së pesti
Po ashtu në vazhdim të argumentit politik opozitar në qëndrimin kundër korrupsionit dhe trafiqeve është evidente se në sektorë që varen nga këto minsitri vazhdon abuzimi, megjithë përpjekjen e minstrave tanë ata e kanë të vështirë për të mos thënë të pamundur të ndalojnë këto abuzime. Vazhdon trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni. Rama ka bërë emërime të reja politike duke hequr drejtorët që u emëruan në OSHE, Hipotekë apo burgje pa pyetur Ministrat teknikë, të cilët ishin pjesë e marrëveshjes
Së gjashti
OSBE/ODHIR do nxjerrë raportin pëfundimtar dhe opozita duhet të përgatisë raportin e saj me gjitha faktet për manipulim për tja përcjellë OSBE/ODHIR. Raporti duhet të përgatitet zonë për zonë elektorale me fakte dhe jo thjeshte nga zyrat e ministrave teknik. Denoncimi i zgjedhjeve dhe problemeve të zgjedhjeve nuk varet nga shumë nga çështje të nxjerra nga minstrat teknike, por nga kandidatët, numëruesit, anëtarët e qendrave të votimit, strukturave elektorale dhe analizës sonë si opozitë.
Së shtati:
Për ata që nuk e dinë apo kanë harruar dua t´u kujtoj, meqënëse nuk jemi për herë të parë në opozitë se si kemi arritur të denocojmë me sukses zgjedhjet e manipuluara të 2001, me një aksion të mirëorganozuar opozitar në çdo nivel, me çdo proçes verbal dhe shkelje dhe për rezultat morëm dhe mbështetje ndërkombëtare. Megjithë kundërshtitë e fillimit ne arritëm pasqyrimin e tyre në raportin përfundimtar të ODBE/ODHIR edhe pse raporti paraprak zgjedhjet i konsideronte brenda standarteve. Reforma zgjedhore që u krye u imponua nga mbështetja ndërkombëtare si dhe zgjedhja me konsensus e Presidentit.
Së teti:
Për sa kohë pranohet që Rama nuk do që ta mbledhë task forcën atëhere çfarë presim??
Nëse janë evidentuar çështje të rënda manipulimi nga Minstrat teknik çfarë presim ti bëjmë publike? Ne duhet ti kishim bërë ato me kohë. Është më shumë se naive të presim Ramën që të thotë se zgjedhjet jane blerë dhe kanë probleme.
Së nënti
Politika është qëndrim dhe opinion nuk është thjeshtë burokraci apo marrëdhënie teknike.
Nëse nisur nga qëllimi i drejtë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ne i dhamë mundësi kundërshtarit tonë të na konsideronte pa të drejtë pjesë të qeverisjej, duhet të reflektojmë dhe sa më parë të rimarim pozicionin tonë opozitar.
Moskuptimet apo keqkuptimet në radhët e opozitës nuk zgjidhen me faktin se Ministrave teknik i paska rënë barra e rëndë mos të largohen se duhet të dorëzojnë detyrën tek ministrat e rinj të Ramës i cili nuk ka komunikuar qoftë edhe njëherë të vetme me ta.
Të nderuar miq e kolegë. Po ministrat e Ramës që ikën a pritën ti dorëzonin detyrën ministrave teknikë? JO.
Së dhjeti
Rama ka deklaruar publikisht që Ministrat teknik duhet të ikin, dhe ai nuk pranon asnjë marrëdhënie me ta. Pse duhet të presim shtatorin dhe të mosveprojmë menjëherë për t´u larguar nga një qeveri dhe kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet.
Justifikimi juridik është i paplotë dhe për më tepër justifikimi politik është tërësisht i padobishëm.
Kam bindjen se dhe Reforma, kushtetuese apo zgjedhore që është pjesë e marrëveshjes kërkon që opozita të jetë e përgatitur për një reformë kushtetuese që garanton parimin check and balance, kufizon dhe zvogëlon qeverisjen në shërbim të lirisë dhe të drejtës së qytetarëve dhe reforma zgjedhore t´i kthejë të drejtën e zgjedhjes votuesve.
Këto dy reforma kërkojnë një punë teknike dhe politike të jashtezakonshme në mënyre që të shmangim spontanitetin e të përfundojmë si reforma e drejtësisë.